Për çka është pishman Majlinda Kelmendi
Xhudistja me medalje olimpike, Majlinda Kelmendi, ka thënë se në karrierën e saj si sportiste ka vetëm një gjë për çka është pishman.
Në “1 Kafe me Labin”, ajo ka deklaruar se është pishman për ushtrimet e ashpra që ka bërë pas lëndimit që kishte pësuar në gju më 2015, ushtrime të cilat ka thënë se ishin të panevojshme dhe tejet të rënda për trupin e saj.
“Më 2015 e kam lënduar gjurin. Aq shumë kam ushtruar dhe e kam shkatërruar veten. Nuk po mundem të kthjellem, se i kam shkatërruar muskujt. Tash ushtroj gjithmonë vetëm 60-70 për qind. Për ato ushtrime jam pishman. Nuk ka pasur nevojë për ato pesha që kam çuar, sepse ato i bën edhe një mashkull me peshë 60-70 kilogramë. Kam pasur të bëja xhudo dhe jo të shtyhesha me një kategori 130 apo 140 kilogramë, ndërsa vet isha pak mbi 50 kg”, ka thënë Kelmendi. “Tash edhe garueseve të reja kur i shoh se po ushtrojnë me pesha të rënda u them t’i ndalin”.