Për çlirmtarët prapa grilave!
Nga: Bardhyl Mahmuti
Në këtë natë ku miliardë njerëz anembanë botës festojnë në familjet e tyre përcjelljen e vitit të vjetër dhe pritjen e Vitit të Ri, shumë familje të çlirimtarëve të Kosovës, të cilët mbahen padrejtësisht në burgjet e Hagës, Dubravës, Idrizovës dhe në burgje të tjera, janë me shpirt të thyer për mungesën e më të dashurve të tyre.
Lirimi sa më i shpejtë i të gjithë luftëtarëve të lirisë është urimi im i përzemërt për familjen e Hashim Thaçit e Kadri Veselit, të Rexhep Selimit e Sali Mustafës, të Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit, të Pjetër Shalës e Trimave të Kumanovës!
Në veçanti, një urim i përzemërt për familjen e Jakup Krasniqit, i cili më 1 janar ka ditëlindjen e shtatëdhjetë e dy!
Urime familjes dhe miqve të Jakup Krasniqit, këtij vigani të Çështjes Kombëtare Shqiptare, i cili, me pushkë dhe penë, i kushtoi më shumë se gjysmë shekulli nga jeta e vet rezistencës sonë kombëtare.
Festofshim në liri miku im i çmuar, që aq shumë i dhe lirisë së Kosovës.