Për dështimin në Interpol Zemaj kritikon koalicionin qeverisës

20 nëntor 2018 | 10:32

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka thënë se dështimi i anëtarësimit të Kosovës në Interpol tregon gjendjen reale të dobësisë institucionale për të qenë partner serioz me boten demokratike.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se me këtë udhëheqje institucionale të dobët, Kosova nuk do të ketë anëtarësime në organizata dhe njohje të reja.

Postimi i plotë i tij:

Votimi i sotëm “kundër” anëtarësimit të Kosovës, në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it tregon gjendjen reale të dobësisë institucionale për të qenë partner serioz me boten demokratike. Më këtë udhëheqje institucionale të dobët, me këtë imazh negativ që posedojnë këta individ, me këtë logjike të klienteles joprofesionale që udhëheqin, me njerëz shkelës të ligjit dhe zhvatës të parasë publike, me njerëz plot aktakuza për korrupsion, jo që nuk do kemi anëtarësime në organizata dhe njohje shtetit të reja, por largime tjera nga vendet mike të botës perëndimore.
Edhe çka duhet të bëni më shumë që të dëmtoni të ardhmen e Kosovës!!!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pas raundit të dytë të votimit, Republika e Kosovës…