“Për dhimbjen tonë”, një libër i bukur për dashurinë

12 tetor 2020 | 13:00

Ka dalë nga shtypi, nën përkujdesjen e Shtëpisë Botuese “Koliqi”, libri i poetit të ri Premton Kryeziu, me titull “Për dhimbjen tonë”. Në këtë përmbledhje poetike, me tematikë kryesisht erotike, janë përfshirë pesëdhjetë poezi.

 

KUR SHOH SYTË E TU

Kur shotë sytë e tu

Ata sy si Deti Adriatik

I gjithë qielli i Prishtinës bie mbi mua

Pa ty

KUR TË MË SHKRUASH

Kur të më shkruash herën tjetër

Mbaje mend mirë këtë këshillë

Mos më shkruaj me trajtë të shkurtër

Por me vetorin e dytë ti

 

Kur herën tjetër të më shkruash

Bëj kujdes me shumë me fjalët

Me emrat foljet dhe ndajfoljet

Me lidhëzat dhe parafjalët

ASHTU-KËSHTU

Sa herë që shkruaj për ty

shndërrohem në tjetër njeri

punë e madhe

ashtu-kështu

prej që të njoh ty

tjetër njeri jam bërë

 

sa e madhe kjo dhimbje

o Zot

KUR BËHEJ LUFTË

Kur duhej të bëja luftë për liri

Unë bëja luftë për ty

S’të lija luftëtar dashurie pranë

Absolutisht as komandant

 

Kam besuar dhe vazhdoj të besoj

Se për disa lloje të dashurisë

Duhet luftuar më shumë se për liri

E se për paqe

 

KËSHILLË

Ndonjëherë

Kur unë nuk jam këtu dhe

Kur nuk ke asgjë timen afër

Kur s’mund të më marrësh në telefon

As në Facebook, Viber a Whatsapp

Puna më e mirë që duhet ta bësh është

Të flesh derisa të më vijnë valët

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bajrush Xhemajli, deputet i PDK-së, ka thënë në seancën e…