Për dhjetë muaj qytetarët e Kosovës harxhuan 42 milionë euro në vetura

29 nëntor 2022 | 13:50

2 mijë e 694 vetura janë importuar në Kosovë gjatë periudhës janar – tetor i këtij viti. Vlera e këtyre veturave kap shumën e 42 milionë eurove.

Kështu ka thënë për “Klankosova.tv” zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.

Sipas tij shteti ka përfituar 8.5 milionë euro taksa nga këto importime.

“Gjatë periudhës janar-tetor janë importuar 2.694 vetura të reja. Vlera e tyre është rreth 42 milionë euro derisa taksat janë rreth 8.5 milionë të arketuara”, ka thënë Stavileci.

Ai ka theksuar se veturat e blera nga qytetarët e Kosovës vijnë kryesisht nga vendet evropiane.

“Kryesisht janë brendet evropiane me origjinë nga Gjermania, Franca Rumania”, ka deklaruar Stavileci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e…