Për dialogun me Serbinë duhet delegacion me bazë të gjerë

24 qershor 2020 | 10:40

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka bërë me dije se Kosovës i duhet unitet në procesin e dialogut me Serbinë.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka thënë se për këtë proces Kosovës i duhet një delegacion me konsensus më të gjerë sesa qeveria dhe presidenti.

Ajo ka shprehur optimizëm se procesi i dialogut është kthyer në binarët e duhur pas distancimit të administratës amerikane nga shkëmbimi i territoreve.

Tahiri ka vlerësuar se ShBA-ja dhe BE-ja do ta plotësojnë njëra-tjetrën në fazën finale të dialogut.

Sipas saj, delegacioni i Kosovës në këtë proces duhet ta mbrojë shtetin dhe Kushtetutën e Kosovës.

Intervistën e plotë mund ta lexoni në PDF:

https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/06/Epoka-24-qershor-2020.pdf

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, sot para anëtarëve të Komitetit…