![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/06/Modelja-Dora-Rodriguez-4.jpg)
Për disa foto provokuese, modelja e njohur rrezikoi arrestimin
Modelja e njohur kanadeze, Dora Rodriguez që jeton në Dubai, rrezikoi burgun pasi theu rregullat e rrepta të vendosura për të shmangur përhapjen e koronavirusit.
Rodriguez tregoi se si vendosi të mos respektojë izolimin dhe të shkonte drejt shkretëtirës, për të xhiruar një fotosesion për kopertinën e një reviste të njohur.
“Edhe pse dola nga izolimi, unë e mbaja maskën tërë kohën derisa arrita në vendin e provës.“, tha ajo, duke shtuar më tej se e hoqi atë, kur arrriti në vendodhjen e xhirimit, ku dhe e pa policia lokale.
“Mendova se do të arrestohesha kur policia më pa në rrugë, u ktheva në makinë dhe vrapova“, tha modelja. Edhe pse së fundmi i është përkushtuar modelingut, Rodriguez thotë se ëndrra e saj është që një ditë të bëjë karrierë si aktore.