Për Ditën e Çlirimit, Jashari e Lladrovci bëjnë homazhe në Prekaz
18 qershor 2021
| 13:41
Me rastin e Ditës së Çlirimit, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, me gjeneralët, Nuredin Lushtaku e Musa Jashari, me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, komandantin e stacionit policor në Skenderaj, Basri Durmishi, asamblistët, klubin e motoristëve “Veteranët e UÇK-së” dhe qytetarë, kanë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
“Nderimin për dëshmorët e kombit, e vazhduam në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë, aty ku pushojnë luftëtarët e Lirisë, që me luftën e tyre të drejtë dhe gjakun e derdhur u bënë themel i lirisë dhe pavarësisë sonë”, ka thënë Jashari.