Për Ditën e Çlirimit të Skenderajt, Thaçi nderohet nga Shoqata e Invalidëve të Luftës
18 qershor 2020
| 12:52
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka pranuar një mirënjohje nga Shoqata e Invalidëve të Luftës, dega në Skenderaj.
Ai u nderua në Ditën e Çlirimit të Skenderajt, vendlindjes së tij.
“Në ditën e çlirimit të Skenderajt pranova një mirënjohje nga Shoqata e Invalidëve të Luftës, Dega në Skenderaj, të cilët dhanë gjymtyrë dhe morën plagë që sot të jetojmë të lirë. Përkulem para sakrificës së heronjve, dëshmorëve, martirëve dhe invalidëve të luftës sonë çlirimtare!”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
(Q.R / Epoka e re)