Për Ditën e Dëshmorëve, aksion vullnetar për dhurimin e gjakut në Podujevë
05 maj 2021
| 15:00
Për nder të Ditës së Dëshmorëve në Komunën e Podujevës, u organizua aksion për dhurimin e gjakut në sheshin “Ali Ajeti”. Këtij aksioni iu bashkuan anëtarë të ekzekutivit komunal, asamblistë të kuvendit komunal, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të Komunës së Podujevës.
Në prononcimin para mediave kryetari Bulliqi ka thënë se i mirëpret dhe i mbështet aksionet e tilla që kanë qëllim humanitar, po ashtu kryetari Bulliqi ka treguar arsyen e organizimit të këtij aksioni që po bëhet për nder të Ditës së Dëshmorëve, ku vlerësoi lart sakrificën e dëshmorëve për lirinë e vendit dhe shtoi se Llapi në çdo periudhë ka dëshmuar dashurinë dhe përkushtimin ndaj atdheut.