Për dy vjet, tetë raste të vdekjeve në burgjet e Kosovës

17 qershor 2019 | 16:00

Brenda dy vjetësh, sipas të dhënave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, tetë persona kanë vdekur nëpër burgje, ndërsa po vuanin dënimin. Përjashtuar një rast i cili po hetohet, vdekjet tjera, sipas përfaqësuesve të këtij Shërbimi, kanë ardhur si pasojë e sëmundjeve prej të cilave ata vuanin dhe se asnjë nga rastet nuk cilësohet vdekje e dyshimtë.

Florent Gashi, zyrtar për informim në Shërbimin Korrektues të Kosovës, tha për “Radion Evropa e Lirë” se të burgosurit të cilët kanë vdekur brenda burgjeve të Kosovës, kryesisht vuanin nga sëmundje të rënda.

“Gjatë dy vjetëve të fundit, nëpër burgjet e Kosovës kanë vdekur gjithsejtë tetë persona. Vdekjet kanë ardhur si pasoje sëmundjeve të tyre (të të burgosurve). Kryesisht po vuanin nga sëmundje të rënda, si kanceri, sëmundje të zemrës, sëmundje infektive, etj. Nga këto raste, vetëm rasti i fundit, i cili ka ndodhe ditën e premte më datë 14 qershor, po hetohet nga organet kompetente. Rastet tjera janë konfirmuar si vdekje jo të dyshimta”, ka thënë Gashi.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link:

https://www.evropaelire.org/a/vdekjet-e-te-burgosurve-kosove-/30003890.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Komandën e Batalionit të Dytë të Brigadës së Reagimit…