
Për festën e Pavarësisë nderohen komandant “Tigri” e “Kumanova”
Kryetari i ‘Forumit intelektual Europa 2030’, Artan Nimani i shoqëruar nga sekretari Nexhmedin Sejdiu dhe anëtarët e kryesisë Sherif Sejdiu e Agim Hadergjonaj kanë vizituar Kumanovën historike për të nderuar në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, dalzotësit e lirisë, dëshmorët e kombit, Fadil Nimani “Komandant Tigri” dhe Ismet Jashari “Komandant Kumanova”
Kështu ka bërë të ditur prof. Artan Nimani, njëherit kryetar i Forumit… në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Në 16 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, bëmë homazhe tek varri dhe shtatorja e heronjeve të kombit: Gjeneral Fadil Nimani-Komandant Tigri dhe Gjeneral Ismet Jasharit-Komandant Kumanova.
Fadili Nimani nga Kosova që flijohet në Vaksincë të Kumanovës e Ismet Jashari nga Kumanova që flijohet në Kosovë.”, ka shkruar Nimani.
Postimi i plotë i tij:
Në 16 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, bëmë homazhe tek varri dhe shtatorja e heronjeve të kombit: Gjeneral Fadil Nimani-Komandant Tigri dhe Gjeneral Ismet Jasharit-Komandant Kumanova.
Fadili Nimani nga Kosova që flijohet në Vaksincë të Kumanovës e Ismet Jashari nga Kumanova që flijohet në Kosovë.
Ishte një moment emocionues për të nderuar dëshmorët dhe luftën e lavdishëm për lirinë.
Ju kujtojmë me respekt dhe admirim për guximin dhe sakrificën për liri dhe çlirimin kombëtar.
Lavdi!