Për gjashtë ditë policia në Gjilan shqiptoi 1 508 gjoba

02 shtator 2022 | 11:48

Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të DRP Gjilan gjatë periudhës kohore 26.08.2022 – 01.09.2022 kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna ku janë shqiptuar total: 1 508 gjoba për kundërvajtje të ndryshme si: mosrespektimi i shpejtësisë, tejkalim në vijë të plotë, drejtimi nën ndikimin e alkoolit, drejtimi i mjetit pa patentshofer, mosmbajtja e distancës, gjendja jo e rregullt teknike e automjetit, skadimi i afatit të regjistrimit, përdorimi i telefonave mobil, xhamat e errët, brezit të sigurisë etj.

Gjatë kësaj jave nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore në vazhdën e implementim i Planeve Operative “Sezoni veror”, “Siguria në trafikun rrugor” dhe projektit “Patrullimi inteligjent” janë ndërmarrë aktivitete: Hetim i 12 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale; Hetim i 11 aksidenteve të komunikacionit me të lënduar; Konfiskimi i 22 patentshoferëve; Shqiptimi i 9 kundërvajtjeve për vozitës të motoçikletave.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të DRP Gjilan ka njoftuar se kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punonjësit shëndetësor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në…