‘Për gjashtë muaj 20 kompani gjermane kanë hapur degët e tyre në Kosovë’
Drejtoresha e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGjK), Nora Hasani, ka bërë me dije thënë se gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2019, 20 kompani gjermane kanë hapur degët e tyre në Kosovë.
Hasani në llogarinë e vet në “Facebook ka shkruar se gjashtë prej këtyre kompanive janë hapur me përkrahjen e OEGjK-së.
“Sot e pata nderin dhe kënaqësinë ta takoj deputetin e Bundestagut gjerman nga radhët e CDU-së, Peter Beyer. Biseduam për marrëdhëniet bilaterale ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, për punën që e bën Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGjK) në ruajtjen dhe thellimin e partneritetit me Gjermaninë, dhe për potencialin që ka Kosova për të tërhequr akoma më shumë investitorë gjermanë. Vetëm gjatë gjashtë-mujorit të parë të këtij viti, 20 kompani gjermane kanë hapur degët e tyre në Kosovë, 6 prej tyre me përkrahje nga OEGjK”, ka shkruar Hasani.
/Epoka e re/