Për gjashtë muaj mbi 60 mjekë e lëshuan Kosovën

22 tetor 2024 | 12:28

Mbi 60 mjekë kanë lëshuar Kosovën në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Ndërsa rrezikohet që institucionet shëndetësore sekondare dhe ato terciare, brenda pak viteve të mbesin pa profesionistë shëndetësorë.

Faktorët që po kontribuojnë në këtë fenomen përfshijnë papunësinë, mungesën e investimeve në infrastrukturën ligjore, kushte të papërshtatshme pune dhe cilësinë e ulët të shkollimit specialistik.

Kështu ka thënë kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu në një intervistë për “Kosovapress”, derisa ka potencuar se dallojnë arsyet e largimit të mjekëve nga Kosova në vitin 2023 dhe këtë vit.

Sejdiu ka theksuar se brenda dy apo tri viteve do të vërehet dukshëm mungesa e mjekëve në nivelin sekondar dhe atë terciar.

Përveç trendit të braktisjes së vendit të punës, ai ka treguar se këtë vit do të pensionohen rreth 100 mjekë.

Sejdiu ka thënë  se mungesa e furnizimit me barna dhe materiale, salla operative si dhe mungesa totale e një sistemi shëndetësor janë disa nga sfidat me të cilat përballën mjekët në Kosovë.

Gjatë vitit 2023 rreth 170 mjekë kanë lëshuar vendin e tyre të punës në Kosovë, për të dalë jashtë vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pensionistët që kanë kontribuuar vetëm pas luftës në Kosovë, aktualisht,…