Për herë të parë, Britania nuk importon energji nga Rusia
24 gusht 2022
| 15:49
Për herë të parë, Britania e Madhe nuk importon energji nga Rusia. Kjo vjen pasi tregtia mes dy vendeve u shkëput si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës, shkruan The Guardian.
Shifrat nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) të publikuara gjashtë muaj pas fillimit të luftës zbuluan se në qershor importet e Mbretërisë së Bashkuar nga Rusia u ulën me 97% dhe qëndruan në vetëm 33 milion paund pasi sanksionet hynë në fuqi.
Të dhënat e ONS tregojnë se deri në qershor qeveria e Mbretërisë së Bashkuar kishte arritur tashmë objektivin e saj për të hequr gradualisht importet e naftës ruse deri në fund të vitit 2022 dhe për t’i dhënë fund importeve të gazit natyror të lëngshëm sa më shpejt që të ishte e mundur pas kësaj.