Për herë të parë dy vëllezër rivalë në finalet e në NBA-s
Finalja e Konferencës së Perëndimit midis Golden State dhe Portlandit është historike për NBA-në. Për herë të parë në fazën finale “play-off” do të përballen dy vëllezër: Stephen Curry (Golden State) dhe Seth Curry (Portland).
Stephen Curry, kampion në fuqi me Golden State, u kualifikua pas triumfit në gjysmëfinale ndaj Houstonit. Ndërsa Seth u kualifikua, pasi Portland fitoi në gjysmëfinalen e shtatë “play-off”-it ndaj Denverit, raporton “Telesport”.
Kjo do të vërë në vështirësi familjen Curry, që nuk di se për cilin nga djemtë të bëjë tifo në finalet “play-off” në Perëndim. Dy vëllezërit Curry këtë sezon janë përballur në parket në garën e 3-pikëshave në mbrëmjen e “All Star Game” të zhvilluar në Charlotte. Në vitin 2017, përballë njëri-tjetrit në fazën “play-off” në NBA ishin edhe dy vëllezërit spanjollë Pau Gasol (San Antonio) dhe Marc Gasol (Memphis). Gjithsesi, kjo përballje ndodhi në raundin e parë “play-off”, ndërsa kjo e vëllezërve Curry po ndodh në një finale.
Konferenca e Lindjes – Finale “Play-off”
Milwaukee – Toronto
Konferenca e Perëndimit – Finale – “Play-off”
Golden State – Portland