Për herë të parë Kosova mori vlerësim kreditor, shefja e USAID-it që ndihmoi: Moment historik
Kosova ditë më parë arriti një moment historik duke marrë vlerësimin e saj të parë kreditor sovran. Fitch Ratings, agjenci globale e vlerësimit, i ka dhënë Kosovës vlerësimin BB, duke treguar perspektivë të qëndrueshme dhe duke e pozicionuar vendin në mënyrë të favorshme në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power që ndihmoi në këtë proces e ka quajtur moment historik që do të tërheqë investime të huaja në Kosovë.
“Kohët e fundit, Kosova siguroi për herë të parë @FitchRatings vlerësimi i kredisë sovrane me @USAID mbështetje. Ky moment historik do të tërheqë investime të huaja, do të reduktojë kostot e huamarrjes, do të rrisë aksesin në tregjet globale të kapitalit dhe do të ndihmojë në përshpejtimin e rritjes ekonomike”, ka shkruar ajo në Twitter.
Vlerësimi kreditor sovran është një matës kryesor i aftësisë kreditore të një vendi dhe kapacitetit për të përmbushur detyrimet financiare. Deri më tani, Kosova ishte i vetmi vend evropian pa vlerësim kreditor sovran. Kjo mungesë ka kufizuar qasjen e saj në tregjet financiare globale, ka penguar prurjet e investimeve të huaja dhe ka rritur koston e kapitalit.
Vlerësimi i marrë rishtazi sjell avantazhe të shumta, duke përfshirë uljen e kostos së huamarrjes, mundësitë e shtuara për tërheqjen e investimeve të huaja, rritjen e qasjes në tregjet globale të kapitalit, nxitjen në njohjen ndërkombëtare dhe reforma të përshpejtuara strukturore ekonomike.
Kryeministri Albin Kurti ka dekalruar se ky vlerësim do të ketë ndikim pozitiv për vendin.
“ Nga Agjencia Fitch Ratings e cila i ka dhënë Kosovës vlerësimin 2B-. Ky vlerësim nënkupton se në perspektiven ndërkombëtare, Republika e Kosovës vendoset në hartën e shteteve si destinacion për investitorët e huaj. Agjencia Fitch Ratings në vlerësimin e saj ka marrë përbuzë faktor ekonomikë, financiar, institucional dhe politikë. Specifikasht metodologjia që përdorë agjencia për vlerësimin kreditor sovran merr për bazë tre vitet e fundit të përformancës financiare të vendit, andaj si qeveri që nga fillimi, veçanërisht përmes Ministrisë së Financave, jemi përkujdesur që të ndërmarrim politika të qëndrueshme të cilat do të shërbenin si katalizator për rritjen ekonomike dhe pozicionimin e favorshëm makro-fiskal të vendit. Kjo shihet qartazi në vlerësimin e Fitch Ratings që është dhënë për republikën tonë“, ka deklaruar ai.