Për herë të parë mbahet gara e peshkimit në Kamenicë
Liqeni i Rubocit mori një pamje më ndryshe të dielën e 21 gushtit. Kjo për shkak se këtë ditë u mbajt gara e peshkimit në kuadër të Festivalit “Kamenica Summer Fest”.
Në këtë garë të organizuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me SHPRS-në “Mlyshi” në krye me Fisnik Kastratin, morën pjesë garues të cilët i shoqëronte qetësia dhe vëmendja e tyre ishte fokusuar tërësisht në atë që bënin.
Gara u mbajt në dy kategori, atë senior dhe junior, ku pas përfundimit për fituesit u ndanë kupa, mirënjohje dhe shpërblime në mjete financiare.
Po ashtu garën e peshkimit e përcollën nga afër drejtori i DKRS-së, Behar Hyseni dhe drejtori i Investimeve Kapitale, Blerim Murina, kurse nga Federata e
Peshkatarëve Sportiv të Republikës së Kosovës, garën e përcollën kryetari Milaim Vitia dhe sekretari Sedat Gjinolli.