Për herë të parë në Klinikën e Kirurgjisë kryhet një operacion i ndërlikuar
21 shkurt 2022
| 14:49
Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale është kryer një operacion i ndërlikuar, për herë të parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, te një paciente e moshës 21-vjeçare.
“Për shkak të çrregullimeve abdominale, të lindura me to, pacientja e kishte kryer jashtëqitjen përmes organit gjenital”, ka njoftuar SHSKUK-ja.
Sipas këtij njoftimi, operacioni është kryer me sukses nga mjekët kirurgë, bashkë me anesteziologë dhe pjesën tjetër të ekipës operatore, gjersa pacienti është në gjendje stabile shëndetësore.
“Ky intervenim është i rrallë edhe në qendrat e specializuara botërore, sepse zakonisht këto probleme trajtohen, kur pacienti është foshnje”, ka njoftuar SHSKUK-ja.