Për herë të parë në Kosovë “KGL Contest – English Olympiad”, vjen në “Infinit Center”

26 nëntor 2024 | 18:23

Për herë të parë në Kosovë “KGL Contest – English Olympiad”, do të vjen në qendrën “Infirnit Center” në Kosovë dhe si rrjedhojë kjo do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për nxënësit që duan të sfidojnë veten në një garë ndërkombëtare të gjuhës angleze.

Vendosja e Kosovës në historinë evropiane e më gjerë përmes sukseseve të nxënësve tanë përmes Olimpiadës Hippo, do të avancohet edhe më tej tani me Olimpiadën KGL, e cila do të ofrojë një numër të madh të aktiviteteve dhe mundësive pa fund për nxënësit që synojnë majat e suksesit kudo në botë”, është thënë në njoftimin e “Infinit Center”.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "KGL CONTEST English Olympiad INFINIT QATARTRAININGCENTER QATAR TRAINING CENTER RISI NE INFINIT Olimpiada ndërkombëtare e giuhës angleze have has hod LUEINE WELCOME! AM to to/1s IS BESARE BE- ARE LEARN ENGLİSH! ello! U GRAMMAR"

Njoftimi i plotë i “Infinit Center”:

Lajm i Jashtëzakonshëm nga Infinit Center!

KGL Contest – English Olympiad vjen në qendrën tonë!

Një mundësi e jashtëzakonshme për nxënësit që duan të sfidojnë veten në një garë ndërkombëtare të gjuhës angleze dhe të shfaqin talentin e tyre. KGL organizohet në formatin e Kangaroo Olympiad.

Vendosja e Kosovës në historinë evropiane e më gjerë përmes sukseseve të nxënësve tanë përmes Olimpiadës Hippo, do të avancohet edhe më tej tani me Olimpiadën KGL, e cila do të ofrojë një numër të madh të aktiviteteve dhe mundësive pa fund për nxënësit që synojnë majat e suksesit kudo në botë.

Çfarë është KGL Contest?

Një olimpiadë ndërkombëtare që teston njohuritë dhe aftësitë e nxënësve në:

Gjuhën angleze

Njohuri të përgjithshme

Mendim kritik

Pse të merrni pjesë?

Sfidoni veten me standardet më të larta ndërkombëtare.

Fitoni njohje dhe çertifikime të vlefshme nderkombetare.

Hidhni një hap drejt së ardhmes akademike të shkëlqyer.

Vendet e para do të shpërblehen edhe me vlera monetare të përcaktuara nga KGL Olympiad.

Këtë vit finalja mbahet në Selanik, Greqi.

Regjistrimet fillojnë së shpejti!

Për më shumë informacion, na kontaktoni 045 881 100 & 049 881101 ose vizitoni qendrën tonë.

Infinit Training Center – Don’t miss the chance to explore, create and shine globally!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit…