Për herë të parë në Sukë të Cermjanit mbahet aktivitet kulturor për bashkatdhetarët
01 gusht 2018
| 20:16
Në Sukë të Cërmjanit të Gjakovës për herë të parë është mbajtur të mërkurën aktivitet kulturor për nderë të bashkatdhetarëve.
Ky aktivitet është organizuar nga kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha.
Në këtë aktivitet ishin edhe aktori i mirënjohur Çun Lajçi dhe këngëtari Rifat Kida.
“Bashkatdhetarët gjithmonë kanë qenë mbështetësit kryesor në të gjitha rrethanat historike nëpër të cilat ka kaluar vendi i ynë. Mirënjohje dhe respekt për të gjithë bashkatdhetarët. Institucionet e Kosovës duhet të bëjnë edhe më shumë për bashkatdhetarët”, ka thënë kryetari i degës së Nismës në Gjakovë, Fazli Hoxha.
/Epoka e re/