Për herë të parë një amerikane merr Nobelin për kimi
Për herë të parë në historinë 117-vjeçare të Çmimeve Nobel, një grua amerikane të mërkurën iu dha çmimi për kimi, një fitore që vetëm kartër gra të tjera në botë e kanë fituar.
Ja një përshkrim i shkurtër se kush është Frances Arnold dhe se zbulimi i saj, në ndryshimin dhe krijimin e enzimeve ka qenë vitale në çdo gjë, nga ilaçet e reja në lëndë djegëse të rinovueshme.
Kush është Frances Arnold?
Arnold, 62 vjeçe, është profesoreshë amerikane e inxhinierisë kimike në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni.
Ajo ka studiuar inxhinieri në Universitetin Princeton dhe ka marrë doktoraturën e saj nga Universiteti i Kalifornisë, Berkeley.
Zbulimi i saj ishte për kryerjen e evolucionit të parë të drejtuar nga enzimat.
Kjo piketë shkencore i lejon kimistëve të ndryshojnë enzimat në mënyra për t’i dhënë atyre aftësi të reja ose për të përmirësuar performancën e tyre.
“Evolucioni i drejtuar më lejon të rishkruajë kodin e jetës dhe veçanërisht ta bëjë për të zgjidhur problemet njerëzore”, tha Arnold për punën e saj.
Ja dhe katër gratë nobeliste të kimisë:
Ada Yonath- një izraelite fitoi në vitin 2009 për studimet e saj mbi strukturën dhe funksionin e ribozomit.
Dorothy Crowfoot Hodgkin-një kimiste britanike fitoi në vitin 1964 “për përcaktimet e saj me anë të teknikave të rrezeve X të strukturave të substancave të rëndësishme biokimike”, sipas faqes së internetit të Nobelit.
Irene Joliot-Curie-një shkencëtare franceze fitoi çmimin në vitin 1935 me bashkëshortin e saj, Frédéric Joliot, “në njohjen e sintezës të elementeve radioaktive të reja”.
Marie Curie- nëna e Joliot-Curie, ndau gjysmën e çmimit me bashkëshortin e saj dhe kolegun fizikant, Pierre Curie në vitin 1911 për “shërbimet e jashtëzakonshme që ata kanë dhënë nga hulumtimet e tyre të përbashkëta mbi fenomenet e rrezatimit të zbuluara nga Profesor Henri Becquerel”.