Për herë të parë një president francez në Tiranë, Macroni: I lumtur që jam në Shqipëri

06 dhjetor 2022 | 11:23

Samiti i Bashkimit Evropian (BE) dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë shënon një tjetër ngjarje historike. Për herë të parë në Tiranë vjen një president francez dhe ai është Emanuel Macron.

Ai është pritur nga kryeministri Edi Rama, i cili ishte entuziast dhe i buzëqeshur.

Macroni ka folur për mediat për një sërë çështjesh të rëndësishme.

“Jam i lumtur që sot jam në Shqipëri, falënderoj kryeministrin Rama për këtë samit të rëndësishëm. Në kuadër të presidencës çeke kemi projekte konkret për të diskutuar. E rëndësishme të kemi projekte konkrete për energjinë dhe procesin e integrimit. E rëndësishme të punohet drejt një solidariteti të mëtejshëm. Do të kemi mundësi të përgatisim konkluzione për energjinë”, ka  thënë Macroni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi,…