Për herë të parë piktura e një artisti të gjallë arrin vlerën 80 milionë dollarë
16 shtator 2018
| 14:01
Piktura e britanikut David Hockney do të jetë puna më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në ankand nga një artist që jeton. Portreti i (Pool with Two Figures) pritet të shitet për 80 milionë dollarë në Nju Jork në nëntor sipas kompanisë së ankandit Christie’s.
“Është një nga kryeveprat e mëdha të epokës moderne”, ka thënë Christie. Rekordi aktual i takon amerikanit Jeff Koons. Skulptura e tij prej çeliku u shit për 58 milionë dollarë në vitin 2013.