Për herë të parë treni me shpejtësi të lartë në dispozicion gjatë pelegrinazhit të Haxhit
14 gusht 2019
| 11:45
Treni me shpejtësi të lartë do të jetë në dispozicion për herë të parë këtë vit gjatë pelegrinazhit të Haxhit, nga myslimanët në qytetin e shenjtë të Mekës së Arabisë Saudite. Disa nga miliona pelegrinët që pritet të bëjnë udhëtimin do të hipnin në këtë tren (HHR), i cili lidh Mekën me Medinën dhe kalon nëpër tri stacione: Jeddah, Aeroporti Ndërkombëtar i Mbretit Abdul Aziz dhe Qyteti Ekonomik i Mbretit Abdullah në Rabigh, sipas faqes së internetit të hekurudhave. Në vitin 2018, 2.37 milionë myslimanë bënë udhëtimin për në Mekë.