Për herë të pestë, dështon themelimi i Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore
Për të pestën herë me radhë ka dështuar të konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet e abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.
Sërish shkak i dështimit të mbledhjes konstituive është mungesa e pjesëmarrjes së deputetëve të pozitës.
Kryetari i këtij Komisioni, njëherësh deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj tha se është shqetësuese që ky komision nuk po konstituohet.
“Edhe sot po mungojnë pa arsye deputetët e partisë në pushtet, të LV-së. Ndërsa, deputetja Doarsa Kica-Xhelili mungon për arsye familjare. Është shqetësuese që ky komision nuk po konstituohet”, tha Qalaj.