Për herë të tretë Partizani fiton Superkupën e Shqipërisë

20 dhjetor 2023 | 21:34

Partizani nuk e lëshon Superkupën e Shqipërisë. Demat e kuq fituan 1-0 kundër Egnatias dhe ia doli që të ngrejë superkupën për herë të tretë në histori.

Goli i Arinaldo Rrapajt në minutën e 37-të, pas gafës së portierit Alen Sherri i ka dhënë “Demave” trofeun e këtij sezoni, me të kuqtë që janë edhe kampionët në fuqi të Superligës. Trajneri Arbër Abilaliaj shijon trofeun e parë në stolin e Partizanit, me ekipin që vinte në finalen e “Air Albanias” pas gjashtë barazimeve radhazi në Superligë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj…