PËR HEROIN XHEVAT QERIMI, ATDHETARI BEJTULLAH TAHIRI
Ismet Sylejmani
Në nderim të 10 Janarit 2020, kur do të rivarroset në varrezat e Dëshmorëve të Kombit,Heroi i Pavarësisë së Kosovës, i pavdekshmi Xhevat Qerimi!
Bejtullah Tahiri, veprimtari i madh kombëtar e personaliteti shquar i Atdheut, anëtari i Komitetit Drejtues të GMLK-së, ish i burgosuri politik dhe pas daljes nga burgu Anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Gjilan dhe anëtar e figurë e madhe e LPRK-së!
Bejtullah Tahiri ishte pararendës dhe ushtarë, komandant e veteran luftetarë i UÇK-së!
Shoku e bashkëveprimtari i nderuari Bejtullah Tahiri, më 7 Janar 2020, në fb dhe në portalin e gazetës prestigjioze Epoka e Re, ka botur një shkrim në nderim të figurës së madhe atdhetare, patriotike e ushtarake të Heroit të Kombit Xhevat Qerimi!
Në emrin tim dhe në nderim të figurës legjendare të Heroit Xhevat Qerimi, i shprehë tërë konsideraten time, respektin dhe dashurinë e pafund që e kishim sikur atëherë kur mbanim takime bashkë me shokun Heroin Xhevat Qerimi dhe me figurën madhore të kombit shokun Bejtullah Tahiri!
Xhaxhi Bejtë!
Dashurinë dhe respektin e madh për Ty e për shumë veprimtarë të tjerë, udheheqës e drejtues të mëdhenj të veprimtarisë e aktivitetit ilegal, e kishim njerën prej detyrave dhe obligimeve të cilat jo vetëm i zbatonim por edhe i percillnim te gjeneratat e reja e veçanërisht te veprimtarët dhe anëterët ilegal të LPRK-së më vonë LPK!
Kryetari i Këshillit të Rethit të Gjilanit, Vitisë dhe Kamenicës Xhevat Qerimi dhe ne anëtarët e udhëheqjës së lartë të kësaj strukture drejtuese, kishim gëzim të madh kur morrëm lajmin se është liruar nga burgu patrioti e atdhetari i madh Bejtullah Tahiri!
Atdhetari i madh shoku Bejtullah Tahiri, ishte përforcim i madh për neve veprimtarët e rinj ilegal të Gjilanit!
Na dha shumë përkrahje dhe shumë kurajo, sepse ne në atë kohë përjetonim një diferencim të madh të ish radhëve të LPRK-së me adresë e cila ishte shkrirë në LDK, dhe na konsideronin të papërshtashëm me aktivitetin tonë ose siç na thërrisnin LPRK pa adrsë!
Shkrimi i Tij për Heroin Xhevat Qerimi me rastin e rivarrimit që do të bëhet më 10 Janar 2020, është për admirim e respekt, për histori të jetës e veprës së Shokut e bashkëveprimtarit të Tij, i cili pavarësisht vështirësive e pengesave të mëdha që i ka hasur në rrugën e veprimtarisë së madhe kombëtare, politike e ushtarake çlirimtare, nuk e ka ndalur hapin drejt ecjës për lirinë dhe çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese!
Titulli se XHEVATI SI HASAN PRISHTINA E ISA BOLETINI, është një krahasim i cili dëshmon edhe njëherë se sa shumë e ka dashur dhe e vlereson figurën e Heroit të Kombit Xhevat Qerimi, veprimtari i madh kombëtar, politikani i shquar, ilegali i nderurar Bejtullah Tahiri!
Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit Xhevat Qerimi!
Nderim e respekt për Ty shoku i nderur Bejtullah Tahiri!
Me shume respekt
Ismet Sylejmani
Prishtinë, 8 Janar 2020!