Për katër ditë në QKUK lindën 76 foshnje
12 prill 2022
| 11:15
Për katër ditë, në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) kishte 73 lindje, 18 prej tyre janë kryer me operacion, ka njoftuar ShSKUK-ja.
Sipas ShSKUK-së për tri ditët e fundit të javës së shkuar dhe për të hënën e kësaj jave, 3 lindje janë regjistruar me binjakë.
Vlen të përmendet se për të dy gjinitë, numri i foshnjave është i njëjtë: 38 foshnje femra dhe 38 meshkuj.