Për katër muaj në Kosovë u regjistruan 3 294 biznese
Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve Kosovare (ARBK) gjatë katërmujorit të parë të këtij viti u regjistruan 3 294 biznese, gjë që karshi periudhës së njëjtë të vitit të kalbur ky numër ka shënuar rënie për 262 biznese.
“Gjatë periudhës janar – prill të këtij viti janë regjistruar 3 294 biznese, kurse në periudhën paraprake të vitit 2018 ishin të regjistruara 3 556 biznese. Sa u përket numrit të bizneseve të huaja të regjistruara kemi numër konstant të biznese prej 16 sosh në katërmujorin e parë të të dyja viteve. Ndërkaq, sa u përket bizneseve të huaja të regjistruara në katërmujorin e parë të viteve 2018-19, kemi të regjistruara 16 biznese”, është thënë në përgjigjën e zyrës për informim të ARBK-së për gazetën “Epoka e re”.
Sa u përket bizneseve të shuara sipas MTI-së, gjatë katërmujorit të parë të këtij viti janë shuar nëntë biznese, kurse në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin 12 biznese të shuara.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës “Epoka e re”).
/Epoka e re/ A.M