Për katër vite të qeverisjes Kurti, qytetarët janë rrasë në kredi në banka
09 janar 2025
| 00:08
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se për katër vite të qeverisjes Kurti, qytetarët janë rrasë në kredi në banka për katër miliardë më shumë se sa në vitin 2021.
“Nga diaspora në vitet 2021-2024 kanë ardhë më shumë se katër miliardë euro. Buxheti ka qenë rreth tetë miliardë. Krejt janë ba rrush e kumbulla, pa kurrfarë zhvillimi. Tash njerëzit po këqyrin veç kah me ikë. Qikjo quhet qeverisje katastrofale”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Ai ka theksuar se nëse do të vazhdonte kështu edhe katër vjet, do të falimentonin familjet, mërgimtarët dhe buxheti-shteti.