Për kërcënimin e raportuar nga Kurti: Lojëra virtuale dhe hajgare palidhje

20 maj 2020 | 09:14

Shefi i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvendin e Kosovës, deputeti Daut Haradinaj, e ka komentuar komunikatën kërcënuese që është raportuar se iu ka bërë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Haradinaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se më shumë po i duket lojë virtuale se diçka serioze.

“Po më duken hajgare palidhje. Po më duken lojëra virtuale”, ka thënë ai.

Megjithatë, ai ka kërkuar që thirrjet e këtyre personave të dënohen nga organet e drejtësisë. “Është për të ardhur keq që ka akoma kësi lloj gjuhe, sidomos në rrjete sociale. Nuk ka rëndësi kush janë këta turista, por ata duhet të dalin para drejtësisë”, ka shprehur mendimin Haradinaj, i cili ka bërë me dije se Kurti, me atë njoftim po bën presion në Gjykatën Kushtetuese.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas rasteve të para të të infektuarve me koronavirus në…