Për këta kandidatë të LV-së, PDK-së, LDK-së, AAK-së do të votonte Limaj

27 janar 2021 | 09:42

Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate, ka treguar se cilët politikanë nga subjektet tjera politike do t’i votonte në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Limaj në Rtv Dukagjini ka thënë se nga lista e PDK-së do të votonte këtë pesëshe të deputetëve: Bajrush Xhemajli, Bedri Hamza, Mërgim Lushtaku, Ganimete Musliu dhe Xhavit Haliti.

Nga LVV-ja Limaj do të votonte këta pesë kandidatë: Avni Dehari, Gani Krasniqi, Liburn Aliu, Shqipe Selimi dhe Vasfije Krasniqi.

Nga AAK-ja Limaj thotë se do të kishte votuar Time Kadriajn, Teuta Haxhiun, Pal Lekajn, Bekë Berishën, Gazmend Sylën dhe Daut Haradinajn.

Për dallim nga partitë tjera, siç përcjell telegrafi, në AAK Limaj thotë se do ta kishte votuar edhe Haxhi Shalën si deputet të gjashtë. Ndërsa për Ramush Haradinajn thotë se nuk e ka përzgjedhur pasi që ai “po bëhet president”.

Limaj ka përzgjedhur edhe kandidatët e LDK-së që do të votonte.

“Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Hikmete Bajrami, Agim Veliu dhe Behgjet Pacolli. Ka edhe plotë djem të mirë këtu, por po i lë këta pestët”, ka thënë ndër tjera Fatmir Limaj në televizionin “Dukagjini”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumica dërrmuese e republikanëve të Senatit amerikan votuan kundër procedimit…