Për këto 100 ditë të qeverisë nuk kemi afera korruptive
Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet për 100 ditët e punës së Qeverisë Hoti, ka thënë se në rrethana të vështira për shkak të pandemisë Covid-19, qeveria ia ka dalë të kryej detyrat e saj.
Sipas saj, për këto 100 ditë të qeverisë, nuk ka pasur asnjë aferë korruptive.
“Mendoj se për sektorë të veçantë secili ka hapësirë dhe nevojë për përmirësime, por ajo që dua të them është se për këto 100 ditë të qeverisë nuk kemi afera korruptive, që për mua është esenciale”, ka deklaruar Haxhiu.
Ajo ka kritikuar qeverinë për mosprezencë në seanca të Kuvendit, raporton “Epoka e re”.
“Është një prezencë e qeverisë që do të duhej të ishte gjithmonë kur ka seanca. Për këto 100 ditë gjithmonë Kuvendi është ai që jep kritika dhe jep sugjerime po duhet të pranojmë dhe faktin se vendi ynë është përballë edhe me pandeminë. Sa është faji jonë ka qenë edhe faji qeverisë, nuk keni qenë shumë aktiv në prezencën e juaj në seanca dhe prezent kur është dashur”, ka thënë deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu.