Për Lorik Canën këta janë politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohëve
22 dhjetor 2024
| 16:09
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit, i ka zgjedhur dy politikanë si më të mëdhenjtë e të gjitha kohëve.
Ai përmendi Midhat Frashërin, shkrimtarin e veprimtarin e Rilindjes Kombëtare, një figurë e rëndësishme e shqiptarisë.
Së dyti, përmendi Ibrahim Rugovën, politikanin e urtë e pacifist të Kosovës.
“Do ta marrë një më të hershëm dhe një më të vonshëm. Midhat Frashëri dhe Ibrahim Rugova”, tha Cana para disa ditësh në emisionin “Oxygen” në Klan Kosova, kur iu kërkua ta tregonte se kush për të është politikani shqiptar i të gjitha kohëve.