“Për marre”, Krasniqi: Jemi shteti i vetëm në Europë pa asnjë gazetë ditore
Kosova është shteti i vetëm në Evropë që nuk boton asnjë gazetë ditore.
E për këtë gjë kohë më parë, profesori universitar Milazim Krasniqi ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që kjo të shmanget, duke aplikuar modelin francez të ndihmave shtetërore për gazetat ditore, në emër të reklamimit, si edhe modelin belg të ndihmës së shteti për gazetat ditore në bazë të kriterit gjuhësor dhe numrit të të punësuarve.
“Shumë kohë para se të shfaqej pandemia kam paralajmëruar se mund të vijë një ditë që Kosova të mbetet pa asnjë gazetë ditore, gjë që do të paraqiste një disfatë rë rëndë kulturore për shoqërinë dhe për venditn tonë. Kam propozuar që kjo të shmanget, duke aplikuar modelin francez të ndihmave shtetërore për gazetat ditore, në emër të reklamimit, si edhe modelin belg të ndihmës së shteti për gazetat ditore në bazë të kriterit gjuhësor dhe numrit të të punësuarve. Askush nga Kuvendi e nga qeveria nuk ia vuri veshin alarmit tim dhe propozimeve të mia. Askush në këtë vend nuk dëgjon këshillat e botës akademike. Sot jemi shteti i vetëm në Europë pa asnjë gazetë ditore. Për marre”, ka shkruar Krasniqi në profilin e vet në “Facebook”.