Për “Marshin e UÇK-së” Ismajli mund të përballet në gjyq me Vladin
Adelina Ismajli, e cila javë më parë ka nisur emisionin “Tete a Tete me Adelinën”, në emisionin e fundit i ftuar në emisionin e saj ka qenë Fatmir Limaj, me të cilin e ka komentuar edhe këngën e njohur të Arif Vladit “Marshi i UÇK-së”.
Adelina Ismajli, në emision, ka thënë se është në dijeni se Vladi është paguar për këtë këngë. Por, Vladi ka reaguar në “Facebook”, ku është shprehur i mllefosur, madje i ka kërkuar Ismajlit të publikojë se kush e ka paguar Vladin për këtë këngë, përndryshe ky i fundit do të dërgojë deri në gjyq këtë çështje.
‘Ndigjojeni çfarë paska thënë Adelina Ismaili. Unë paskam marrë lek për Marshin e UÇK-së. Bile mund ta këndonte dhe ajo… ti Adelinë as 1000 si ti nuk do mundeni.
I them kësaj Adelinës që të publikojë kush më ka paguar, përndryshe do përballemi në gjyq dhe ky gjyq nuk do të jetë si ato gjyqet e tjera të saj”, ka shkruar Vladi.