Për më shumë gra në tregun e punës
08 mars 2022
| 14:18
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e shoqëruar nga zëvendësministrja, njëherit Koordinatore Kombëtare kundër dhunës në familje, pritën në takim kryesuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, asaj Amerikane dhe Gjermane.
Në takim u diskutua mbi sfidat e grave, përfshirë qasje në tregun e punës, dhe nismat që mund të ndërmerren në koordinim me Ministrinë e Drejtësisë.
Të pranishmit ranë dakord në konsolidimin e një bashkëpunimi për të garantuar punësim të grave, të mbijetuara të dhunës në familje.