Për momentin nuk rikthehem në Shqipëri
Pasi provoi të luante me shumë skuadra në Shqipëri, si Besa, Dinamo, Flamurtari, Partizani, Kukësi e Teuta, aktualisht Gerhard Progni po përjeton një eksperiencë të re në futbollin kosovar te Gjilani ku është në luftë për titullin kampion.
Progni ndihet shumë mirë te skuadra e drejtuar nga Gentjan Mezani dhe as që e mendon rikthimin në Shqipëri, edhe pse do të kthehej vetëm nëse i plotësohen disa kushte. Në Fan Zone, Progni deklaroi: “Më shumë tifozë ka derbi Tirana-Partizani, por këtu atmosfera është më ndryshe. Në derbin e Gjilanit tifozët na vijnë një javë para në stërvitje. Në Kosovë është më mirë se në Shqipëri, për sa i përket çështjes së pagesave. Nëse fillon kampionati shpresoj që ta bëjmë finalen e kampionatit në Fadil Vokrri”.
“Unë kam qenë pjesë e Partizanit dhe mund të them se bëj tifo për këtë skuadër. Për momentin mund të them se jam më mirë në Kosovë dhe nuk e mendoj rikthimin në Superiore”.
Te çdo ekip ku kam luajtur në Shqipëri kam bërë shumë mirë. Të them të drejtën te Skënderbeu kur u futën në grupet e Europa League jam ndjerë shumë mirë. Tani korçarët kanë shumë probleme, por mund të them se po të kthehem do luaj në Champions League apo Europa League. Të Partizani mund të kthehesha si drejtor teknik, por jo si lojtar”, u shpreh Progni për “Supersport”.