Për nder të 14 qershorit, Ditës së Çlirimit të Drenasit, vendosen flamuj në varrezat e dëshmorëve
11 qershor 2021
| 13:22
Më rastin e shënimit të 14 qershorit, Ditës së Çlirimit të Drenasit, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, në shenjë nderimi dhe respekti për të gjithë të rënët, kanë vendosur flamuj në të gjitha varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në Drenas.
Drenasi të hënën shënon 14 qershorin, Ditën e Çlirimit.
Për nder të shënimit të kësaj dite, fillimisht do të behën homazhe në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas pranë shtatoreve të dëshmorëve, pastaj homazhet do të behën edhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë dhe në të gjitha varrezat e dëshmorëve.
Po ashtu do të mbahet edhe seancë solemne e Kuvendit të Komunës si dhe do të bëhet përurimi i shtatores se heroit dr. Hafir Shala në oborrin e QKMF-së në Drenas.