Për nder të 17-vjetorit të Pavarësisë, Reka mban fjalim në Senatin e shtetit të Nju-Jorkut

04 shkurt 2025 | 09:46

Në Senatin e shtetit të Nju-Jorkut është mbajtur një ceremoni për nder të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Aty fjalë rasti mbajti, shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka,

“Kryeqyteti Albany, mirëpriti bashkatdhetarët tanë në kremtimin e ditëlindjes së 17 të Republikës së Kosovës. Shteti më i ri evropian, lindi nga lufta çlirimtare kundër kolonializmit, aparthejdit dhe gjenocidit të Serbisë kundër popullit shqiptar. Sot Republika jonë është vendi më demokratik, më pro-amerikan dhe model kushtetues për mbrojtjen e pakicave kombëtare. Faleminderit Senatores Scarcella dhe Asambleisti Fall! Faleminderit Amerikë!”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë fundjavë është mbajtur turneu Podgorica Open 2025 për të…