Për nder të 28 Nëntorit, në Fellbach të Gjermanisë, promovohet libri i Ilirjane Baraliu Lladrovcit
Në datën e ngritjes së Flamurit në Vlorë dhe Shpalljes së Pavarësisë, më 28 nëntor 1912, Shoqata e artistëve gjerman të qytetit Fellbach dhe Shoqata “Kosova” në Felbach përuruan librin “Këngët e shekullit kallkan” të poetes Ilirjane Baraliu Lladrovci.
Ligjëruesja në Universitetin e Stuttgartit, znj. Loreta Schillock, e moderoi dhe udhëhoqi eventin në gjuhën shqipe dhe gjermane në mënyrë profesionale.
Në hapjen e tubimit, u intonua himni kombëtar, pastaj nxënësit e shkollës shqipe me mësuesen Femie Hoxha nga qyteti Wininden, u paraqitur me poezi dhe recital kushtuar festave të nëntorit.
Znj. Tina Matzen, i përshëndeti të pranishmit në emër të Shoqatës së artistëve gjerman (Kunstverein) duke i falënderuar të pranishmit e në veçanti autoren duke shtuar se idenë për promovimin e librit të Ilirjane Baraliu Lladrovci e kishte marrë nga znj. Maja Heidenrich, Drejtoreshë për Kulturë në qytetin Fellbach.
Një fjalë përshëndetëse ka mbajtur edhe z. Sadik Zogaj, Kryetar i Shoqatës “Kosova” Fellbach.
Për librin me një analizë të zgjeruar foli Prof. Dr. Hermann Scheiring, nga Universiteit Ludwigsburg,ndërsa pasthënien e librit të redaktorit Arben Veselaj, e lexoi znj. Sofi Sopa, në gjuhën shqipe, ndërsa në gjermanisht magjistere Besmira Sopa që përçoi mesazhe ndjeshmërie te të pranishmit.
Moderatorja Schillock bashkëbisedoi me autoren Baraliu Lladrovci dhe u mirëprit nga të pranishmit me pyetjet dhe debatin që u zhvillua me publikun. Z. Kushtrim Gashi dirigjent në filarmoninë e Darmstad, interpretoi disa pika muzikore me piano për te pranishmit. Znj.Liridona Lleshi recitoj poezi nga Libri në shqip dhe gjermanisht.
Autorja e librit, pasi foli për motivet dhe ju përgjigj pyetjeve të pjesëmarrësve, falënderoi organizatorët por edhe të gjithë ata që kanë kontribuar për këtë promovim të librit.
Z. Can Tahiri, Kryetar i Unioni mbarëkombëtar shqiptar në Diasporë në ëmer të Federatës Universale të Paqës në Gjermani i dha znj. Ilirjane Baraliu Lladrovci,Titullin “Ambasadore e Paqes”.
Në aktivitet të pranishmit ishin;z.Zsol Orbán Konsull i Hungarisë,veprimtarë,mjek,mësimdhënës, nxënës, familjarë të dëshmorëve e veteranë të UÇK-së, ku u shtrua koktej dhe prodhime dhe ushqime tradicionale shqiptare të organizuar nga Shoqata “Kosova” Fellbach.