Për nder të festës së Vitit të Ri, Bahtiri lejon sot të punojnë bizneset

29 dhjetor 2019 | 12:23

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar të gjitha subjektet afariste të kësaj komune se sot, dy ditë para festës së Vitit të Ri, do të jetë ditë pune në Mitrovicë.

Ky vendim është marrë nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri, me qëllim që të mbështes bizneset dhe që qytetarët të furnizohen me gjëra të konsumit në prag të festës së Vitit të Ri, duke mundësuar kështu që e diela e fundit e muajit dhjetor të jetë ditë pune për bizneset në qytetin e Mitrovicës, gjithmonë duke respektuar Rregulloren komunale Nr. 03/2014.

“Gjithashtu njoftojmë të gjithë qytetarët se me përjashtim të ditës së diel, të datës 29.12.2019, do të vazhdoj të jetë në fuqi vendimi i kryetarit Bahtiri që e diela dhe festat zyrtare të jenë ditë pushimi, në tërë territorin e komunës së Mitrovicës, ndërkohë që Drejtoria e Inspeksionit do të vazhdojë me inspektime tek subjektet afariste për respektimin e këtij vendimi dhe Rregullores komunale Nr. 03/2014 për caktimin e orarit të punës për subjektet afariste në Komunën e Mitrovicës”, ka njoftuar Komuna e Mitrovicës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Gjilan kanë filluar përgatitjet për manifestimin kulturor “Flaka e…