Për nder të vitit të ri shkollor, bëhet ekzekutimi i pagave nga shteti
30 gusht 2018
| 14:30
Ministria e Financave ka njoftuar të gjithë qytetarët, respektivisht të gjithë shërbyesit civilë dhe ata që marrin pagë nga buxheti i Kosovës, se sot është bërë ekzekutimin e pagave për muajin gusht.
“Për nder të fillimit të vitit të ri shkollor, ekzekutimi i pagave është bërë më herët se ekzekutimi i rregullt i tyre”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve ju uron suksese dhe fillim të mbarë të vitit të ri shkollor.