Për nëntë muaj policia ka konfiskuar 892 armë pa leje
20 tetor 2019
| 10:03
Policia e Kosovës për nëntë muaj ka konfiskuar 892 armë të cilat janë mbajtur ilegalisht nga qytetarët.
Bazuar në statistikat e Policisë, që nga viti 2016 qytetarët kanë mbajtur 4 625 armë pa leje.
Eksperti i Sigurisë, Drizan Shala, ka thënë për “Ekonomia Online”, se iniciativa e Ministrisë së Punëve të Brendshme për legalizimin e armeve është e dështuar, pasi vetëm një numër i vogël i armëve janë legalizuar dhe dorëzuar.
Andaj, siç tha Shala, armët të cilët janë në duart e qytetarëve e cenojnë drejtpërdrejt sigurinë dhe mirëqenien e tyre.