Për Neymarin po kërkohet një klub i ri
Neymari nuk përjashton mundësinë e largimit nga PSG-ja. Sipas “RMC Sport”, agjentët e Neymar kanë filluar të kërkojnë një klub të ri për të.
Çështja kryesore janë kërkesat financiare të brazilianit dhe shuma e transferimit, ndaj një huazim është skenari më i mundshëm. Më herët ishte raportuar për interesimin për sulmuesin nga Chelsea dhe Newcastle, megjithatë, sipas publikimit, Neymar nuk ka marrë ndonjë ofertë specifike prej tyre.
Vendimi i Neymarit shpjegohet me largimin e mundshëm të Lionel Messit nga PSG-ja në fund të sezonit, si dhe mosmarrëveshjet me drejtuesit e klubit. Përveç kësaj, Neymari është tronditur nga protesta që ultrasit e klubit bënë pranë shtëpisë së tij. Kujtojmë se Neymari nuk ka luajtur për PSG që nga shkurti pas operacionit në ligamentet e kyçit të këmbës.