Për një javë, 1 600 vizita mjekësore emergjente në QKUK

07 qershor 2019 | 16:17

Sipas raportit të Klinikës Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, java që lamë pas ka qenë e mbingarkuar me pacientë që kanë kërkuar shërbime mjekësore.

Sipas të dhënave të raportit nga Klinika Emergjente, 1 600 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në degët kirurgjike, internistike dhe ortopedike.

Prej tyre, 282 vizita kirurgjike, 7 internistike, 298 ortopedike, 121 intervenime të shpejta kirurgjike, 143 raste nga aksidentet në trafik, 184 pranime në klinikat tjera.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një konferencë për…