Për një javë, 574 fëmijë kërkuan ndihmë mjekësore në Emergjencën Pediatrike
30 mars 2019
| 08:33
Emergjenca Pediatrike në QKUK, për një javë ka pasur 574 fëmijë që kanë kërkuar ndihmën mjekësore, si pasojë e shqetësimeve të ndryshme shëndetësore.
Sipas raportit javor të Klinikës së Pediatrisë, për një javë në ambulancat specialistike ka pasur 426 vizita mjekësore të fëmijëve.
Po ashtu, Klinika e Pediatrisë ka qenë e mbingarkuar me rastet e pranimeve për hospitalizim të mëtejmë, ku vetëm për 1 javë ka pasur 110 pranime.