Për një javë, 853 fëmijë kërkuan ndihmë mjekësore

15 mars 2019 | 13:55

Emergjenca Pediatrike në QKUK, për një javë ka pasur 853 fëmijë që kanë kërkuar ndihmën mjekësore si pasojë e shqetësimeve të ndryshme shëndetësore.

Sipas raportit javor të Klinikës së Pediatrisë, për një javë në ambulancat specialistike ka pasur 538 vizita mjekësore të fëmijëve.

Po ashtu, Klinika e Pediatrisë ka qenë e mbingarkuar me rastet e pranimeve për hospitalizim të mëtejmë, ku vetëm për një javë ka pasur 154 pranime.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës në segmentin Dollc…